KRYEFAQJA » LAJME » Komisioni i Ekonomisë, sërish një arenë debatesh politike
Komisioni i Ekonomisë, sërish një arenë debatesh politike

Komisioni i Ekonomisë, sërish një arenë debatesh politike

Komisioni i Ekonomisë sërish është kthyer sot, në një arenë debatesh politike, ku deputetë të opozitës kërkuan dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Xhafaj. Debatet politike ishin kryefjala, kryesisht në pjesën e parë të  mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë. Deputetët e opozitës sërish jashtë rendit të ditës së punës së Komisionit, folën rreth pengimit që sipas tyre po i bëhet integrimit të vendit duke mbajtur aktualisht Ministër të Brendshëm Fatmir Xhafaj-n. Ndërkohë që reagim të menjëhershëm dha edhe Kryetari i Komisionit, Erion Braçe. Një tjetër temë e diskutuar sa kohë që ishte opozita në sallë por edhe më pas, ishte mbivlerësimi i monedhës shqiptare Lek, krahasuar me atë europiane Euro. Në Komision u miratua gjithashtu rezoluta për punën e autoritetit të mbikqyrjes financiare.

Sicred