KRYEFAQJA » LAJME » Komisioni i Edukimit, pedagogët për ndryshimin e ligjit
Komisioni i Edukimit, pedagogët për ndryshimin e ligjit

Komisioni i Edukimit, pedagogët për ndryshimin e ligjit

Pasi refuzimit të Ministres së Arsimit për rishikimin e ligjit të arsimit të lartë, përfaqësia e pedagogëve të Universitetit të Tiranës të cilët zhvilluan edhe takimin në Ministri, kanë kërkuar ndryshimin e këtij ligji në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik. Shefi i departamentit të gazetarisë Mark Marku, është shprehur se ligji sjell një sërë problematikash për shak se ai cënon autonominë financjare të universiteteve.

Ndërsa pedagogu i Fakultetit Ekonomik Rezart Prifti, ka sqaruar se, për shkak të këtij ligji, një sërë gjërash nuk funksionojnë ashtu siç duhet nëpër fakultetet tona.

Deputeti i LSI-së Shehzahi Rrokaj, tha se ligji ka një serë problemesh pasi nuk janë dëgjuar grupet e interesit, gjë që nuk është pranuar nga ish Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Sicred