KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » “Çështja ÇEZ”, kërkohet dëshmia e djalit të ish kryeministrit Berisha
CEZ, komisioni hetimor, shkelzen berisha, deshmitar, emaili, ekonomi

“Çështja ÇEZ”, kërkohet dëshmia e djalit të ish kryeministrit Berisha

Komisioni hetimor parlamentar për privatizimin e kompanisë OSHE nga kompania çeke CEZ, ka shtyrë seancën për të mërkurën, më 1 shkurt. Komisioni ka vendosur ndërkohë thirrjen në cilësine e dëshmitarit të Shkëlzen Berishës djalit të ish-kryeministrit demokrat Sali Berisha. Sipas kryetarit të komisionit Taulant Balla thirrja e këtij dëshmitari vjen si rrjedhojë e përmendjes së emrit të tij në disa deklarata të disa dëshmitarëve. Gjithashtu komisioni ka kërkuar ndihmen e policisë për të sjellë në seancën e radhës edhe të dëshmitarit Arben Doçi, ish-drejtor i parandalimit dhe pastrimit të parave në ministrinë e financave, i cili nuk është paraqitur pas thirrjes së komisionit për të dëshmuar.

Sicred