KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Komisioni Evropian ultimatum Polonisë

Komisioni Evropian ultimatum Polonisë

Komisioni Evropian i kërkon Polonisë në formë ultimatumi që të ndalë reformën e gjyqësorit duke kërcënuar me heqjen e së drejtës së votës si vend anëtar. Koha e formulimeve të kujdesshme ka marrë fund. Në qoftë se kjo reformë gjyqësore do të zbatohet “gjyqtarët do të punojnë sipas dëshirës së lidershipit politik”. Me këtë paketë legjislative, e cila si zgjedhjen e gjyqtarëve më të lartë edhe mbikeqyrjen e juridiksionit të tyre ia kalon si kompetencë qeverisë, “pavarësia e gjyqësorit në Poloni po shfuqizohet”, ka thënë zëvëndëspresident i Komisionit Evropian, Frans Timmermans. Komisioni i BE-së në Bruksel ka rreth një vit e gjysmë që merret me kursin e qeverisë polake, që konsiderohet gjithnjë e më tepër si anti-demokratik. Pas paralajmërimeve pasoi një procedure verifikimi për reformeë e gjyqesorit në Poloni. Rekomandimet e bëra ,Varshava nuk i mori parasysh. Në rast se të gjitha përpjekjet për ta detyruar qeverinë polake të heqë dorë prej qëndrimit të saj dështojnë, Komisioni kërcënon me “masa nukleare”. Në gjuhën e Brukselit me këtë nënkuptohen sanksionet më të rënda ndaj një vendi anëtar. Fjala ëshëe për heqjen e se drejtës së votës në Këshillin Evropian. Kjo parashikohet në nenin 7 të Marrëveshjes së Amsterdamit. Kjo masë ndaj vendeve që devijojnë nga rruga demokratike u perfshi në këtë marrëveshje në vitin 1999, me rastin e zgjerimit të BE-së drejt lindjes. Deri tani kjo masë nuk është zbatuar ndaj asnjë vendi.

Sicred