KRYEFAQJA » LAJME » Komisioni Evropian ndërhyn pranë Prishtinës dhe Beogradit pёr tejkalimin e krizёs
Komisioni Evropian i ofron Prishtinës dhe Beogradit pёr tejkalimin e krizёs

Komisioni Evropian ndërhyn pranë Prishtinës dhe Beogradit pёr tejkalimin e krizёs

Komisioni Evropian ёshtё shprehur i gatshëm qё t’i ofrojë Prishtinës dhe Beogradit ndihmë nё tejkalimin e krizёs sё shkaktuar pas vendosjes nga qeveria kosovare të taksës 100 përqind ndaj importeve serbe. Në datën 12 dhjetor, shefja e politikës së jashtme të BE-së Federika Mogerini, komisioneri për zgjerim Johanes Hahn dhe komisionerja për tregti Sesilia Malstrom, I kanë dërguar një letër kryeministrit Ramush Haradinaj, ku, mes të tjerash, ofronin që emërtimi UNMIK në marrëveshjen e tregtisë së lirë mes vendeve të Europës Qendrore të zëvendësohet me emrin “Kosovë”, por me fusnotё. Të hënën në Bruksel zhvillohet takimi i Këshillit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ndërsa zyrtarët e lartë europianë kërkonin që para 17 dhjetorit Kosova të shprehte vullnetin e mirë për pezullimin e zbatimit të vendimit për tarifën ndaj mallrave Serbi dhe atyre që importohen nga Bosnja dhe Hercegovina. Në letrën që përfaqësuesit e Komisionit Evropian i kanë drejtuar Kryeministrit Haradinaj kanë adresuar edhe disa shqetësime që ai ua ka shprehur në një letër të dërguar më parë ku kishte sqaruar arsyet se pse Kosova kishte vendosur këto masa. Ndërkohë, RTK raporton se kryeministri Haradinaj I ka kthyer dje përgjigje zyrtare letrës së tre zyrtarëve europiane, duke refuzuar ofertën e tyre, të cilën ai e ka cilësuar si të vonuar.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com