KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Komisioni Europian për Brexit
Komisioni Europian për Brexit

Komisioni Europian për Brexit

Komisioni Europian do t’u sugjerojë shteteve anëtare të njohin faktin se Polonia po rrezikon shkeljen e vlerave të përbashkëta të bllokut. Brukseli e ka paralajmëruar qeverinë polake për vendimin e saj për të shndërruar në ligj një sërë reformash shumëtëkundërshtuara në gjyqësor. Në një deklaratë të publikuar në twitter, komisioni u shpreh se “pavarësisht përpjekjeve për një dialog konstruktiv, kemi arritur në përfundimin se ekziston një rrezik I qartë për shkeljen e shtetit të së drejtës në Poloni. Prandaj, “ vijon deklarata, “” ne I propozuam këshillit të marrë vendimin për aktivizimin e nenit 7 të traktatit të Bashkimit Europian.” Zëvendës presidenti I Komisionit Frans Timermnas tha se gjatë dy viteve të fund,it Partia polake për ligj dhe drejtësi ka miratuar 13 ligje që kanë krijuar një situatë ku shteti në mënyrë sistematike mund të ndërhyjë në përbërjen, fuqitë, administrimin dhe funksionimin e gjyqësorit. Sipas komisionit, një nga reformat më shqetësuese në Poloni, ishte lëvizja e qeverisë për t’i dhënë presidentit fuqi për të emëruar gjykatësit e Gjykatës së Lartë, detyrat e të cilëve përfshijnë edhe konfirmimin e rezultateve zgjedhore. Timermans akuzoi Varshavën se ka injoruar tre paralajmërime të dhëna nga komisioni që masat për gjyqësorin po cënonin shtetin ligjor. Ndërkohë, me aktivizimin e nenit 7 të traktatit europian, I cili nuk është përdorur kurrë më parë, Polonia do të rrezikojë një sërë sanksionesh, mes të cilave edhe pezullimin nga të drejtat për të votuar e përfaqësusve polakë në institucionet europiane.

Sicred