KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Komisioni Europian paralajmëron Italinë: Kujdes me borxhin!
KE paralajmëron Italinë për borxhin e lartë

Komisioni Europian paralajmëron Italinë: Kujdes me borxhin!

Komisioni Europian paralajmëroi sot Italinë për tejkalim të shpenzimeve buxhetore duke i rikujtuar vendit se renditej mes shteteve me nivelin më të lartë të borxhit në eurozonë. “Komisioni Europian nuk ndërhyn në parim në politikën kombëtare. Për ne është e rëndësishme që qeveria e re italiane t’i përmbahet objektivit dhe të drejtojë një politikë buxhetore të përgjegjshme”, deklaroi zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, përgjegjës për euron, Valdis Dombrovskis, në një intervistë publikuar nga e përditshmja ekonomike gjermane “Handelsblatt”. “Italia ka borxhin publik më të lartë në zonën pas Greqisë”, u shpreh ai në formë paralajmërimi, ndërsa kosto e borxhit të qeverisë italiane për të financuar defiçitin e saj në tregjet financiare është rritur këto ditët e fundit. Lëvizja 5 Yjet dhe Liga propozuan të hënën, Giuseppe Conte, juristin 54-vjeçar për të drejtuar qeverinë e parë populiste të një shtet themelues i projektit europian. Programi i miratuar nga dy lëvizjet përmban disa masa me natyrë për të ulur deficitin publik dhe borxhin.

Sicred