KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Komisioni Europian miraton strategjinë për zgjerimin e BE-së me Ballkanin

Komisioni Europian miraton strategjinë për zgjerimin e BE-së me Ballkanin

Komisioni Europian miratoi sot një strategji për perspektivën e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila i vë vendet e këtij rajoni më pranë pranë përmbushjes së ambicieve të tyre për integrim europian. Gjatë prezantimit të kësaj strategjie, kryediplomatja europiane Federika Mogherini, vlerësoi bashkëpunimin me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në përballimin e sfidave të përbashkëta me vendet e BE-së sic ishte kriza e refugjatëve apo dhe sfidat e sigurisë. Sipas saj Ballkani Perëndimor nuk është vetëm gjeografikisht në Europë por ai ka një histori të përbashkët me vendet e BE-së. ” Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Europës nga pikëpamja gjeografike. Por ata kanë të njëjtën histori si anëtarët e bashkimit europian dhe eshte e qartë sot se mesazhi është se do të kemi të njwjtën të ardhme brenda bashkimit europian. E ardhmja e përbashkët është prioriteti me të cilin po punon BE-ja. Kjo strategji është prioritet i qartë për vendet e Ballkanit. Duhet të vijojnë reformat nga këto vende në të mirë të qytetarëve. Nuk ka një datë të saktë, por perspektiva mbetet e qartë dhe vizioni po ashtu.” Sipas kryediplomates Mogherini në vendet e ballkanit duhet të vijojnë reformat në të mirë të qytetarëve. Ajo gjithashtu vuri theksi tek vijimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, cka u ripërsërit edhe nga komisioneri Hahn.  “Bashkimi Europian nuk pranon një vend që nuk i ka zgjidhur akoma çështjet pezull. Kosova duhet të kontribuojë dialogun e iniciuar nga kryediplomatja Mogherini. Ky dialog nuk është vetëm në interesin e Serbisë por edhe të Kosovës.”Dokumenti cakton ato që komisioneri Hahn i cilësoi si gjashtë iniciativa thelbësore që BE do ti ndëermarrë gjatë viteve të ardhshme për të mbështetur përpjekjet e transformimit të Ballkanit perëndimor në zonat e interesit të ndërsjellë. Këto iniciativa variojnë nga fuqizimi i shtetit i së drejtës, rërforcimi i bashkëpunimit mbi sigurinë dhe migrimin, zgjedimi i Unionit të Bashkimit europian të energjisë drejt ballkanit perëndimor e deri tek ulja e tarifave roaming të telefonisë celulare.

Sicred