KRYEFAQJA » LAJME » Komisioni Europian, i gatshëm të përgatisë rekomandimin për nisjen e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë
Komisioni Europian, i gatshëm të përgatisë rekomandimin për nisjen e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë

Komisioni Europian, i gatshëm të përgatisë rekomandimin për nisjen e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë

“Shqipëria dhe ish republika jugosllave e Maqedonisë po bëjnë përparim të rëndësishëm në rrugën e tyre europiane dhe Komisioni është i gatshëm të përgatisë rekomandime për të hapur negociatat e anëtarësimit në bazë të kushteve të përmbushura”. Ky është hapi i Shqipërisë sipas strategjisë së zgjerimit që do të thotë se në 17 prill komisinoi europian pritet të hedhë në letër si rekomandim për këshillin europian këtë vlerësim për Shqipërinë. Në të njëjtat terma edhe ambasadorja e BE në Tiranë Vlahutin, ka apeluar pas apelit rajonal të Brukselit:  “Le t’i kthehemi punës, le të punojmë dhe më fortë, është një pranverë e rëndësishëm për Shqipërinë le të shohim këto instrumente e mundësi të reja, t’i përdorim sa më mirë të jetë e mundur dhe të punojmë së bashku që jetën e qytetarëve shqiptarë ta bëjmë më të sigurtë. Opozita të angazhohet në mënyrë konstruktive në procesain demokratik. Po aq të rëndësishme janë fuqizimi i ekonomisë dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët dhe bashkëpunim rajonal”. Në zbërthimin e ambasadores europiane afatet e anëtarësimit janë optimistë edhe për atë që ka ndërmarrë deri tani Shqipëria: “Shqipëria kë në fakt një mundësi të vërtetë dhe të menjëhershme për të ecur para drejt çeljes së negociatave. Po ashtu procesi nuk vë ndonjë kufi shpejtësie specifik për ecurinë e vendit. Sa më shumë reforma aq më shpejt do të arrini objektivin. Shqipëria ka bërë një gjë të rëndësishme që në fakt i ka marrë pjesë shumë të rëndësishme të kapitujve 23 dhe 24 që i ka bërë pjes të reformës në drejtësi. Shqipëria ka bërë mjaft punë përpara dhe ka përfituar në kohë për të ardhmen. E mbajmë fokusin te shpejtësia që të mund të arrijë vendet e tjera që janë në negocim.” Thelbi i një pakete rajonale anëtarësimi ka mbajtur parasysh pikërisht nevojën që kanë vendet të ndihmojnë dhe jo të pengojnë njëra tjetrën, ndërkohë që motoja europiane mbetet ne pyetjen e Komisionerit Hahn nese Europa do qe te importoje destabilitet apo te eksportojë stabilitet.

Sicred