KRYEFAQJA » LAJME » Komisioneri Publik: Të riverifikohet gjyqtarja Brati

Komisioneri Publik: Të riverifikohet gjyqtarja Brati

Komisioneri Publik kërkon riverifikimin e një tjetër gjyqtare që u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Bëhet fjalë për gjyqtaren e Tiranës Alma Brati kandidatë për Këshillin e Lartë Gjyqësor, e cila u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e “Vettingut” në datën 5 korrik. Komisioneri Publik që gëzon të drejtën sipas Kushtetutës të ankimojë vendimet e Komisionit të Kualifikimit, thotë se hetimi i kryer nga KPK për gjyqtaren Brati nuk është i plotë. Faktet dhe provat e administruara në përfundim të hetimit administrativ janë të pamjaftueshme sipas Komisionerit Publik dhe për këtë arsye ata kërkojnë që gjyqtarja t’i nënshtrohet edhe njëherë kontrollit, por kësaj herë nga Kolegji i Apelimit.
Përveç gjyqtares Alma Brati, Komisioneri Publik ka kërkuar verifikimin nga e para të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, ish prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, ish anëtares së Gjykatës së Lartë Mirela Fana dhe dy magjistratëve të tjerë Islamaj dhe Tola. Po kështu vëzhguesit ndërkombëtarë i kanë kërkuar tre komisionerëve që të kërkojnë rrëzimin e vendimeve të KPK-së për disa gjyqtare të tjerë, mes tyre edhe kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.

Sicred