KRYEFAQJA » LAJME » Komisioneri publik kundër KPK për Sevdarin
Komisioneri publik kundër KPK për Sevdarin

Komisioneri publik kundër KPK për Sevdarin

Edhe pse, prokurorja e Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, Antoneta Sevdari e kaloi procesin e vettingut duke u konfirmuar në detyrë nga Komsioni i Pavarur i Kualifikimit, sot Komisioneri Publik ëshët shprehur kundër duke ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese. Në vlerësimin e Komisionerit Publik thuhet se hetimi i KPK-së për Sevdarin nuk është i plotë dhe për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit. Përmes ankimimit, Komisioneri Publik ka kërkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore.

Sicred