KRYEFAQJA » LAJME » Komisioneri Hahn, viziton sot Kosovën

Komisioneri Hahn, viziton sot Kosovën

Komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, viziton sot Kosovën, per t’u takuar me Kryeministrin, Ramush Haradinaj. Ndër temat kryesore të këtij takimi do të jetë taksa e vendosur prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Gjatë këtij takimi pritet të bisedohet edhe rreth vazhdimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Kryministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se taksa hiqet vetëm nëse Hahn jep garanca të forta se Bashkimi Europian do të heqë liberalizimin e vizave apo nëse Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës. Vendosja e taksës doganore ka ngritur reagime të ashpra nga mekanizmat ndërkombëtarë. Ndërkohë, Serbia, e cila para vendosjes së kësaj takse, eksportonte mallra në Kosovë në vlerë mbi 1 milion euro në ditë, ka kërkuar heqjen e taksës si kusht për vazhdimin e dialogut ndërmjet dy shteteve.

Sicred