KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Komisioneri Hahn nis takimet me liderët politikë në Shkup
Hahn politikës maqedonase: Respektoni kushtetutën e vendit!

Komisioneri Hahn nis takimet me liderët politikë në Shkup

Komisioneri evropian për zgjerimin, Johannes Hahn ka nisur takimet me liderët politikë në Shkup, për gjetjen e një zgjidhje në formimin e qeverisë së re. Takimin e parë Hahn e zhvilloi me kryeministrin në detyrë Emil Dimitriev, ndërsa janë planifikuar takimet me liderët e tjerë te partive politike maqedonase. Pas dështimit nga ish-kryeministri Gruevski për krijimin e qeverisë së re, LSDM-ja e Zaev dhe BDI-ja e Ali Ahmetit vijojnë konsultimet. VMRO ka kërcënuar partinë rivale LSDM duke thënë se qeveria e re do të përballet me shumë probleme nëse nuk formohet nga subjektet që kanë fituar zgjedhjet. Komisioneri Hahn ka kërkuar që të formohet pa vonesa qeveria e mbështetur prej shumicës së gjerë parlamentare, e cila do të zbatojë reformat urgjente dhe do të vazhdojë të hapë perspektivën europiane për vendin dhe fillimin e negociatave për anëtarësim.

Sicred