KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Komedia ” Shtëpia pa dritare ” konkuron në koko fest

Komedia ” Shtëpia pa dritare ” konkuron në koko fest

Pas suksesit në qytetin e Vlorës, komedia “Shtëpia pa dritare” e vënë në skenë nga trupa e teatrit të Vlorës, konkuron në edicionin e katërt të Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë që po mbahet në qytetin e Korçës: “Sonte vijmë me një vepër të një aktori shqiptar Sajmir Gongo dhe Spiro Duni regjisor ka ditur të gjeje dhe të gërshetoje në ktë vepër lojën e tre parodistëve të njohur të estradës së Vlorës. Ata tashmë vijnë si pjesë e kësaj vepre” tha Drejtori i Teatrit “Petro Marko” Dhimitraq Furxhi. Komedia eksploron raportet me ligjin, shtetin, krimin, bankat. Përvoja brutale për një vend që nuk di ç’bën me pronën.Trajton sakrificat në kufinjtë e pamundësive, për të ndërtuar një jetë bazuar mbi moralin dhe ligjin në Shqipëri. Sfida për të jetuar në mënyrë të ndershme, për luftën e përditshme të heroit të pa emër, për të cilin askush nuk flet.
Në rolin kryesor është përzgjedhur aktori korçar Albano Prodani për të cilin është një emocion dhe përgjegjësi e dyfishtë të interpretoje me trupën e Vlorës në teatrin e qytetit të tij. “Emocionet janë të shumta pasi tani jemi edhe në teatrin e ri që “nuk po ngopem dot” si i themi ne korçarët. Besoj se do bëjmë shfaqje të mirë”.
Shfaqja ka ngjallur interes tek publiku për shkak të aktualitetit që përmbante fabula e saj. Dhe sigurisht reagimi i publikut me të qeshura dhe duartrokitje ishte brenda pritshmërive të trupës dhe regjisorit.

Sicred