KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Komedia “Shirli Valentina” vjen në Teatrin Kombëtar

Komedia “Shirli Valentina” vjen në Teatrin Kombëtar

Pas suksesit në teatrin e Durrësit dhe Korçës, Olta Daku vjen si “Shirli Valentina” në skenën e Teatrit Kombëtar. Daku do të shëndrrohet në personazhin e njohur anglez, një meso grua shtëpiake e cila zbulon veten dhe ato ҫfarë i kishin munguar më shumë, gjatë një vizite për pushime në Greqi. “E shikon që ka humbur dhe lufton për të fituar atë vajzën e re që ka qenë dikur, atë vajzën që qeshte shumë, atë vajzën që ishte gjithë dritë zbulon Daku peronazhin.
Vepra e shkruar nga Willy Russell në vitin 1986 është e mbushur me fraza që kërkojnë rizgjimin e jetës së një gruaje që deri në ato momente i ishte përkushtuar shtëpisë. Se bashku me regjisoren Driada Dervishi në një bisede me mediat ato kanë zbuluar pjesëza pikante nga vepra e cila është e konceptuar si “One Woman Show”.
“Kjo shfaqje siç është për femrat është edhe për meshkujt. Edhe meshkujt kanë dëshirën e tyre që ndoshta gjatë përditshmërisë dëshirat e tyre padashur ndrydhen” thotë Driada Dervishi regjisore e shfaqjes. “Nëse mesazhi do të vinte i bukur dhe nëse shfaqja do arrihej të kuptohej pikërisht për të mos harruar atë që kemi qenë dhe për të rigjetur veten, se në fakt është një udhëtim për ta rigjetur veten dhe nëse këtë e kuptojnë dh meshkujt do të thotë se kemi bërë një shfaqje shumë të mirë” shton ajo.
Mesa duket regjizorja nuk mund të gjente mishërim më të mirë të protagonistes se sa Olta Daku e karakterizuar nga një autoironi të cilën e ngre në art duke e bërë edhe publikun pjesë të personazhit.Kjo grua angleze na tregon se nuk është vonë për të ndjekur ëndrrat.

Sicred