KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Komedia që shkon për dreq” zbret në Korçë

“Komedia që shkon për dreq” zbret në Korçë

Pas premierës në qytetin e Durrësit,“Komedia që shkon për dreq” me regji të Driada Dervishit, është stacionuar për tre ditë në qytetin e Korçës. Më një humor të hollë anglez, komedia përcjell mesazhin se “Kur gjërat shkojnë keq, mos u shqetësoni sepse do të shkojnë edhe më keq”. Sipas regjisores Dervishi kjo komedi është vënë në skenë në 40 vende të botës.
Për regjisoren kasta e aktorëve të njohur të Teatrit Kombëtar dhe Komedisë, Bujar Asqeriu, Romir Zalla, Gentian Zenelaj, Monika Lubonja, Sokol Angjeli, Alesia Xhemalaj dhe Donald Shehu sjellin në nivelin më të lartë karakteret e komedisë.
Komedia do të shfaqet në qytetin e Korçës edhe në datat 26 dhe 27 maj, për të vijuar me pas në skenat e Tiranës.

Sicred