KRYEFAQJA » LAJME » Kombëtarja U19: Bogdani nis testimin nr.2
bogdani, Kombëtarja U19, Bogdani nis testimin nr.2, futboll

Kombëtarja U19: Bogdani nis testimin nr.2

Trajneri i kombëtares U19 për meshkuj, ka nisur grumbullimin-testues nr.2, pas atij të zhvilluar në Romë. Të hënën, futbollistët e thirrur nën urdhërat e Bogdanit kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore në Durrës, ku do të qëndrojnë për tre ditë. Bogdani shprehet për TVSH kështu: “Turneu i parë që u bë në Romë ishte prej 18 lojtarësh. Lista e sotshme është prej 21 lojtarësh shtesë, duke bërë gjithsej 39. Ka dhe një përzgjedhje prej 13-14 lojtarësh që do të bëhet sot. Pas gjithë rishikimit të lojtarëve të mbipërmendur do të bëhet lista përfundimtare e ekipit.” Erjon Bogdani ka qenë i pranishëm në shumëndeshje të kampionatit shqiptar dhe vlerëson faktin se ka shumë futbolistë të rinj të talentuar të cilët mund të veshin fanellën e ekipit kombëtar. “ Kashumë lojtarë të mirë që deri tani janë paraqitur shumë mirë nëpër ekipet përkatëse. Kam parë shumë lojëtarë, që kanë performancë shumë të mirë, flas për lojëtarë që luajnë edhe në Itali, dhe disa madje janë dhe kapitenë të skuadrave më të rëndësishme italiane.” Në listën e futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Bogdani, bien sy emrat e shumë futbollistëve që luajnë në kampionatin shqiptar, si nga Tirana, Vllaznia, Teuta, Flamurtari, Partizani e Skënderbeu.

Sicred