KRYEFAQJA » LAJME » Kombëtarja U17 nis aventurën evropiane
Futboll, Liga e Kombeve, Shqipëria në grup me Izraelin dhe Skocinë

Kombëtarja U17 nis aventurën evropiane

Kombëtarja shqiptare U17 për meshkuj nis aventurën në eliminatoret e evropianit të kësaj moshe. Të enjten kuqezinjtë nën 17 vjeç do të përballen me Kroacinë, një kundërshtar tepër I vështirë, por që ne do të mundohemi t’i surprizojmë madje t’i marrim edhe një pikë, ka thënë trajneri Mustedanagiç një ditë përpara ndeshjes. “E dimë që Kroacia është një kundërshtar tepër I vështirë. Madje për mua është pretendenti kryesor në grupin tonë. Nuk them se Spanja është më pak I favorizuar, por Kroacinë e njoh më shumë dhe e di se çfarë lojtarësh ka në përbërje. Megjithatë kjo nuk do të thotë se do të hyjmë në fushën e lojës vetëm për t’u mbrojtur. Ne do të mbrojmë dhe do të sulmojmë. Do të mundohemi të bëjmë surprizën pse jo t’i marrim edhe një pikë atyre. Jam I bindur se djemtë e mi do të japin shpirtin në fushë.” Edhe kombëtarja A e femrave nis rrugëtimin në finalet e kampionatit botëror. Trajneri Armir Grima ka publikuar listën e vajzave që ka grumbulluar. Bien në sy shumë futbolliste nga kampionati shqiptar, ndërsa mungojnë lojtare nga jashtë. Ndeshja Skoci-Shqipëri për kombëtaren A të femrave luhet në datën 24 tetor në stadiumin Sent Mirrës Park në Paislei. Ndërsa Shqipëri-Kroaci për kombëtaren U17 për djem, do të luhet të enjten në stadiumin Niko Dovana në Durrës në orën 14.00 dhe do të transmetohet nga Radio televizioni Shqiptar.

Sicred