KRYEFAQJA » LAJME » Kombëtarja miqësore me Jordaninë, në 10 Tetor
Kombëtarja miqësore me Jordaninë, në 10 Tetor

Kombëtarja miqësore me Jordaninë, në 10 Tetor

Kombëtarja shqiptare do të luajë një tjetër miqësore. Bëhet fjalë për përfaqësuesen e Jordanisë. Lajmin e konfirmon vetë Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet faqes së saj zyrtare. Të dy federatat respektive kanë rënë dakort që ndeshja të luhet dhe është vendosur që miqësorja me Jordaninë do të zhvillohet në 10 Tetor në stadiumin “Elbasan Arena”. Ky është një lajm i mirë për trajnerin e kuqezinjve, Kristian Panuçi, i cili ka një mundësi më shumë për të përzgjadhur lojtarët që do të ketë në dispozicion për ndeshjet zyrtare. Ndërkohë që e konfirmuar tashmë është miqësorja me Uellsin, e cila do të luhet në 20 nëntor. Të dy ndeshjet miqësore, me Jordaninë dhe Uellsin, do të luhen në periudhën kur zhvillohen takimet e grupeve për Ligën e Kombeve. Gjatë kësaj kohe kombëtarja shqiptare do të luajë 6 ndeshje, 4 zyrtare në grupin e vet, me Izraelin dhe Skocinë në Ligën e kombeve, të cilat nisin në 7 shtator me sfidën Shqipëri-Izrael dhe dy miqësoret.

Sicred