KRYEFAQJA » LAJME » FIFA Rusi 2018 » Kombëtarja e Meksikës pritet nga presidenti Nieto

Kombëtarja e Meksikës pritet nga presidenti Nieto

Edhe kombëtarja e futbollit e Meksikës është pritur nga presidenti i vendit Enrique Pena Nieto. Ai është takuar me të gjithë futbollistët, kapitenin e kombëtares Rafael Marquez dhe trajnerin Juan Carlos Osorio. Presidenti i Meksikës e quan një arritje në historinë e vendit, kalimin e kombëtares së futbollit, në finalet e botëorit Rusi 2018. “Ju jeni ekipi që realizon në këtë moment historinë tonë – ka thënë presidenti Nieto. – Dhe ju po bëni atë që nuk po e arrijnë partitë politike në vend. Të jeni të sigurtë se ju do t’ju ndjekë dhe mbështesë gjithë populli meksikan”. Ndërsa kapiteni i kombëtares meksikane Rafael Marquez, i ka treguar presidentit për vështirësitë që kanë kaluar një pjesë e futbollistëve të ekipit, por vetëm dëshira dhe këmbëngulja kanë bërë që ata të arrijnë këtë sukses. “Disa prej nesh kanë marrë goditje shumë të forta, në aspekte të ndryshme të jetës. Por ne kemi arritur të rimëkëmbemi dhe vetëm këmbëngulja na ka bërë që të jemi këtu, për të jetuar ëndrrën për të luajtur në Kupën e Botës”. Presidenti Nieto iu ka dorëzuar më pas flamurin kombëtar duke iu uruar suksese në botëror si dhe i ka siguruar edhe njëherë për mbështetjen që do të kenë.

Sicred