KRYEFAQJA » LAJME » Kombëtarja e futbollit të femrave nën drejtimin e trajnerit Grima
Kombëtarja e futbollit të femrave nën drejtimin e trajnerit Grima

Kombëtarja e futbollit të femrave nën drejtimin e trajnerit Grima

Prej dy ditësh ekipi kombëtar i futbollit të femrave ka nisur përgatitjet në Cërrik, në prag të dy sfidave me Poloninë dhe Bjuellorusinë, të vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror. Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima futbollistet e kombëtares shqiptare po stërviten në stadiumin “Nexhip Trungu” në Cërrik. Sipas trajnerit Grima ekipi përbëhet nga lojtare të ardhura nga skuadrat e Vllaznisë, Tiranës, Apolonisë dhe nga Kosova. Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave ndodhet në grupin B dhe deri tani ka zhvilluar 5 ndeshje të cilat i ka humbur. Kapitenia e ekipit kosovarja Albina Rrahmani dhe mesfushorja Megi Doçi thonë se në ndeshjen me Poloninë shpresojnë të marrin rezultat pozitiv. Ndeshja me Poloninë do të luhet në 6 prill, ndërsa në datën 10, skuadra jonë përfaqësuese do të presë në Elbasan Arena Bjellorusinë.

Sicred