KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kombëtarja e Francës dhe Kroacisë priten si heronj

Kombëtarja e Francës dhe Kroacisë priten si heronj

Kombëtarja franceze, fituese e Kupës së Botës u kthye në shtëpi, ku iu bë një pritje si heronj. Lojtarët kanë udhëtuar me një autobuz të hapur në rrugët e Parisit, më pas sheshin Shamp Elize, të shoqëruar nga 2,000 oficerë policie me motor, ndërsa nëntë aeroplanë bënë në ajër me tym, ngjyrat e flamurit blu, të bardhë dhe të kuq. Pas largimit nga Champs-Elysees, lojtarët u veshën me kostume blu dhe u pritën në Pallatin Elysee nga Presidenti Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte. Macron ka premtuar tashmë Legjionin e Nderit për “shërbimet e jashtëzakonshme” të fituesve të Kupës së Botës, një çmim që i është dhënë edhe ekipit legjendar që fitoi titullin e parë të Kupës së Francës në vitin 1998. “Faleminderit të gjithëve!” – tha Macron. “Ky ekip është i bukur, sepse jeni të bashkuar”!

Edhe në Zagreb, qindra mijëra kroatë kanë pritur lojtarët e tyre, që u kthyen në shtëpi pas përfundimit të Kupës së Botës në Rusi. Sipas policisë kanë qenë më shumë se 550,000 njerëz gjatë rrugës që përshkoi autobuzi nga aeroporti deri në sheshin kryesor të kryeqytetit. U deshën pesë orë që autobusi të arrinte në sheshin Jelaçiç ndërsa lëvizte ngadalë përmes tifozëve euforikë me flamuj në duar, të veshur me bluzat kuqebardhë të Kroacisë e që këndonin këngë popullore. Që nga pavarësia e ish republikës jugosllave në 1991, Zagrebi ka parë vetëm një herë një turmë më të madhe – për vizitën e Papës Gjon Pali II në vitin 1994. “Faleminderit Kroaci! Ju faleminderit Zagreb! Ne kemi arritur ëndrrën tonë!” I tha Modric turmës euforike. Gjatë paradës Dalic dhe lojtarët e nënshkruar flamuj dhe bluza për tifozët.

Sicred