KRYEFAQJA » LAJME » Kombëtarja, “Dush të Ftohtë” nga Norvegjia në Elbasan Arena
Kombëtarja, "Dush të Ftohtë" nga Norvegjia në Elbasan Arena

Kombëtarja, “Dush të Ftohtë” nga Norvegjia në Elbasan Arena

Një humbje minimale ka qenë ajo që Shqipëria ka pësuar të hënën në mbrëmje përballë Norvegjisë, por, përtej rezultatit, ka qenë paraqitja kuqezi ajo që nuk ngrohu aspak në një mbrëmje të lagësht në Stadiumin “Elbasan Arena”. Në fakt, pjesa e parë e ndeshjes, që është ndikuar edhe nga shiu i vazhdueshëm, i cili e ka bërë të rrëshkitshëm tapetin e blertë, ka folur më tepër për miqët, ndërsa skema 4-3-3 e trajnerit kuqezi, Kristian Panuçi nuk ka dhënë rezultat. Nordikët janë më agresivë në nisje të lojës dhe, në minutën e 3-të, Johanson rrezikon seriozisht portën e Tomas Strakoshës, por pa e gjetur rrugën e rrjetës. Minutat kalojnë dhe norvegjezët vijojnë të provojnë, por pa qartësi në finalizim, ndërsa vetëm në minutën e 14-të, Kombëtarja kuqezi fut në zonë një top, por që neutralizohet nga mbrojtja mike. 10 minutat që do të vijojnë janë të qeta, por më pas janë miqtë që zgjohen me dy raste të njëpasnjëshme, njëri një goditje brenda zone, ndërsa tjetri një kthim i pasigurt topi prapa tek Strakosha, që sidoqoftë largon rrezikun. Gjysmëora e lojës i gjen nordikët në gjysmëfushën kuqezi dhe në dy raste të njëpasnjëshme, gardianit kuqezi, Strakosha, i duhet fillimisht të dalë shpejt nga porta e tij, për të neutralizuar rrezikun, ashtu sikundër ka bërë edhe në rastin e goditjes së Eljonusit brenda zone, kur e pret topin me këmbë dhe largon mbrojtja. Vetëm pas 34 minutash lojë, Shqipëria do të arrijë të krijojë një situatë të rrezikshme brenda zonës, kur Grezda depërton në fundore nga e majta, por pasimi i tij në qendër shkon dëm, i pashfrytëzuar nga shokët e tij kuqezinj. Norvegjia do të rrezikojë sërish 5 minuta para fundit të pjesës së parë, por Ajeti largon topin jashtë për një këndore, ndërsa ky 45-minutësh do të mbyllet me një ndërrim të detyruar, kur debutimi i Qakës me fanellën e Kombëtares kuqezi mbyllet për shkak të një dëmtimi, ndërsa, në një zgjedhje interesante të Panuçit, në fushë futet kapiteni i Shpresave, Keidi Bare, i cili kishte luajtur pak ditë më parë në humbjen 2-3 me Sllovakinë. Pjesa e dytë shikon Balajn të futet në vend të Roshit, por sërish janë nordikët që rrezikojnë dhe Ajeti bëhet mburojë e portës kuqezi, duke neutralizuar një goditje të miqve brenda zonës. Ajeti vazhdon të jetë vendimtar për kuqezinjtë në minutat e para të pjesës së dytë, duke u bërë shpëtimtar, ndërsa Kombëtarja mbetet në kuadrin e provave të mbetur në tentativë sa i përket rrezikimit të portës kundërshtare. Megjithatë, në minutën e 53-të, Sadiku ka mbase rastin më të mirë për të shënuar për kuqezinjtë, por nuk e kalibron siç duhet goditjen e tij me kokë. Kundërpërgjigjet Norvegjia dhe Strakosha bëhet shpëtimtar me pritjen e tij në minutën e 57-të, duke reaguar mirë edhe në vijim të aksionit. Por miqtë mbeten në zonën kuqezi dhe mbrojtja e Shqipërisë detyrohet të reagojë shpejt për të shmagur rrezikun. Ndërkohë që pasnjë ore lojë nis valsi i ndërrimeve nga të dy trajnerët dhe është i sapofuturi në lojë, Lila, që provon nga larg, por pasakëtisht. Ajeti ka një tjetër rast të volitshëm për shënim në minutën e 68-të, por goditja e tij në qendër të zonës, bllokohet nga mbrojtja mike. Ligji i pashkruar i futbollit godet shumë shpejt, pasi është i futuri në fushë pak minuta më parë, Rosted, ai që godet me kokë dhe e përcjell topi në rrjetë. Shqipria mundohet të reagojë, por goditja e Lilës brenda zonës devijohet jashtë për një goditje këndi në minutën e 76-të, ashtu sikundër nuk përbën rrezik as goditja me kokë e Ajetit 10 minuta më pas. Në minutën e fundit të kohës së rregullt është Strakosha sërish shpëtimtar i portës kuqezi, me dy pritje vendimtare, por, ndonëse më i miri i kuqezinjve, së bashku me Grezdën, ai nuk mjafton për të shmangur humbjen e parë në një miqësore me Norvegjinë, që fiton kështu 1-0.

 

Sicred