KRYEFAQJA » LAJME » Kombëtarja A e femrave në futboll, trajneri Grima
femra-kombetare, Kombëtarja A e femrave, në futboll, trajneri Grima

Kombëtarja A e femrave në futboll, trajneri Grima

Një tjetër eksperiencë ndërkombëtare e pret kombëtaren A të femrave në futboll. Vajzat e trajnerit Armir Grima do të nisin eliminatoret e kampionait botëror. Në grupin 2 kualifikues, futbollistet shqiptare do të luajnë ndeshjen e parë me Skocinë, një kundërshtar tepër i vështirë, akt që e thekson edhe trajneri Grima. Në listën e vajzave të grumbulluara për këtë ndeshje, bie në sy numri i madh i futbollisteve që luajnë në kampionatin shqiptar, konkretisht me Vllazninë dhe Kinostudion. Ndërsa janë vetëm 4 lojtare që vijnë nga jashtë. Grima e justifikon këtë fakt se është periudhë shkolle dhe disa nga vajzat e kanë patur të pamundur të marrin leje. Ndeshja Skoci-Shqipëri për kombëtaren A të femrave luhet në datën 24 tetor në stadiumin Sent Mirrën Park në Paislei.

Sicred