KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kolumbi, procesi i paqes në rrezik
Kolumbi, procesi i paqes në rrezik

Kolumbi, procesi i paqes në rrezik

Një seri sulmesh që mbajnë autorësinë e lëvizjes guerile Ushtria Çlirimtare Kombëtare të Kolumbisë kanë nxitur qeverinë për të pezulluar negociatat e paqes me rebelët, duke vënë në rrezik armëpushimin që u dha fund mbi 50 vjet konfrontimesh të armatosura. Gjatë një fjalimi në televizion, presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos njoftoi se ka vënë në dijeni kryenegociatorin e tij, aktualisht në Kuito të Ekuatorit ku po zhvillohen bisedimet me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, lëvizja e fundit aktive guerile në Kolumbi. “Kam biseduar me kryenegociatorin e qeverisë në Kuito që të kthehet menjëherë për të vlerësuar të ardhmen e procesit,” deklaroi president. Armëpushimi qëndroi në fuqi nga 1 tetori i vitit 2017 deri më 9 janar në mesnatë. Ishte hera e parë në historinë e kësaj lëvizjeje guerile, e frymëzuar nga revolucioni kuban dhe e krijuar në vitin 1964 nga një kryengritje e popullsisë fshatare, që nënshkroi një marrëveshje të këtij lloji.

(Visited 20 times, 20 visits today)
Sicred