KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kolumbi, kapen 12 tonë kokainë

Kolumbi, kapen 12 tonë kokainë

Policia kolumbiane ka sekuestruar 12 tonë kokainë, të fshehura në katër plantacione bananesh në një krahinë në veri të vendit, e cila është pranë rrugëve që përdoren për të trafikuar drogë në SHBA. Presidenti Huan Manuel Santos tha se kjo ishte sasia më e madhe e kapur ndonjëherë gjatë një operacioni të vetëm policor, i cili ishte pjesë e një plani masash kundër Klanit të fuqishëm të Gjirit, një bandë e njohur kjo për trafikimin e narkotikëve. Policia tha se droga i përkishte Dairo Usugas, kreut të Klanit të Gjirit. Për vite të tëra, forcat e sigurisë janë përpjekur ta kapin Usugan. Policia gjithashtu bëri të ditur se kishte arrestuar katër persona gjatë operacionit si dhe që vlera e kokainës kapte shifrën e 360 milionë dollarëve. Klani i Gjirit u krijua nga grupet paraushtarake të krahut të djathtë të cilat dolën u çmobilizuan pas arritjes së një marrëveshjeje paqeje me qeverinë në vitin 2006. Më shumë se 15000 anëtarë të kësaj bande janë vënë nën pranga këtë vit, ndërsa është vrarë edhe numri dy i bandës.

Sicred