KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kolumbi: Fundoset anija me 15o pasagjerë, 9 viktima e 16 të zhdukur

Kolumbi: Fundoset anija me 15o pasagjerë, 9 viktima e 16 të zhdukur

Një anije turistike me 150 pasagjerë në bord është mbytur në një liqen në qytetin turistik të Guatape në Kolumbi. Nga të dhënat e para raportohet për të paktën 9 persona të vdekur e të paktën 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Varka u mbyt brenda pesë minutash. Varkat e tjera aty pranë erdhën shpejt në ndihmë duke nxjerrë viktimat nga uji. E gjithë ngjarja tragjike është filmuar dhe pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në internet. Shkaqet e mbytjes së anijes janë ende të paqarta, ndërsa mediat lokale raportojnë se pasagjerëve nuk i ishin dhënë jelekë shpëtimi. Edhe pse anija është mbytur fare pranë bregut, shumë persona nuk kanë mundur të shpëtojnë. Guatape është një qytet i njohur për sportet ujore dhe aktivitetet rekreative.

Sicred