KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Kolonjë, biznesi i mishit në vështirësi

Kolonjë, biznesi i mishit në vështirësi

Rreth një muaj pas mbylljes së thertores në Bashkinë e Kolonjës, siç thuhet për arsye riorganizimi nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, bizneset që tregëtojnë mish në këtë bashki janë drejt falimentimit. Në Erseke ishin tre subjekte të tilla, por tani kanë mbetur vetëm dy pasi njëra është mbyllur.
Jashtë kamerave pronarët e dyqaneve të mishit shprehen se janë duke mbyllur bizneset nga kërkësa e vogël e konsumatorëve dhe kostos së lartë që u duhet të paguajnë për transportin e kafshëve drejt pikës së therrjes në Korçë, ç’ka ka rritur me rreth 5 mijë lekë shpenzimet.
Kjo situatë ka nxitur qytetarët që të therrin vetë kafshët në shtëpitë e tyre. “Ne shtëpinë e kemi në periferinë e qytetit. Mishin e prodhojmë vetë, është bio, ka shumë avantazhe” thotë një banor i Kolonjës. Por sipas tij në këtë periudhë mishin e njomë e çojnë një pjesë në frigorifer dhe një pjesë e bëjnë pastërma e më pas ta shesin.
Situatë e vështirë vihet re edhe në disa bashki të tjera ku është kufizuar apo hequr e drejta për të patur thertore. Pronarët e tyre apo tregëtarët e mishin i çojnë bagëtitë në thertoret e liçensuar që janë larg vendbanimeve të tyre, por kjo gjë rrit kostot e përpunimit e më tej çmimin e mishit në treg.

Sicred