KRYEFAQJA » LAJME » Kolmar, pritet vendimi për Haradinajn
Colamar, të enjten gjyqi ndaj Haradinajt

Kolmar, pritet vendimi për Haradinajn

Në Kolmar të Francës, sot mbahet seanca e radhës e Gjykatës së Apelit, për të vendosur për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është ndaluar më 4 janar nga autoritetet e Francës, me një fletë-arresti të Serbisë. Kjo seancë duhet të jetë përfundimtare, pasi prokuroria franceze ka njoftuar se i ka marrë të gjitha dëshmitë që mund të ketë ofruar Serbia për ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit. Mbrojtja e Haradinajt pret lirimin e tij dhe vendimi përfundimtar mund të merret nesër ose në ditët në vijim. Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, tha se prokuroria nuk ka kërkuar kohë shtesë për informata të tjera nga Serbia. Mund të ketë edhe një seancë tjetër, ku do të jepet vendimi përfundimtar i gjykatës.

Sicred