KRYEFAQJA » LAJME » Kolegji i Apelit shpall vendimin për Bashkim Deden, do ta japë pas 4 ditësh
Shkarkohet kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja

Kolegji i Apelit shpall vendimin për Bashkim Deden, do ta japë pas 4 ditësh

Kolegji i Apelit shpall moskopetencën për situatën e krijuar me rihetimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe vendosi sot që vendimin për të ta japë, pas 4 ditësh. Para trupës gjykuese të Kolegjit të Apelimit, u paraqit personalisht vetë kreu i kushtetueses Dedja, i cili ka dalë përpara kolegjit për shkak se Komisioneri Publik nuk është dakord me hetimin që i është bërë gjyqtarit kushtetues nga komisioni i “Vetting-ut”.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, konfirmoi në detyrë gjyqtarin kushtetues Bashkim Dedja, por disa muaj pas këtij vendimi ishte Komisioneri Publik që ankimoi konfirmimin me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Bashkim Dedja u zgjodh një javë më parë si anëtar zëvendësues në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com