KRYEFAQJA » LAJME » OLIMPIADA DIMËRORE 2018, KOKSH-i NDAN BURSAT

OLIMPIADA DIMËRORE 2018, KOKSH-i NDAN BURSAT

Të hënën në mesditë, në mjediset e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar është zhvilluar ceremonia e Nënshkrimit të Bursave Olimpike për sportistët që do të synojnë kualifikimin në Lojërat Olimpike Dimërore “Pjeonçeng 2018”, që do të mbahen në Kore të Jugut. Presidenti i KOKSH-it, Viron Bezhani, ka sqaruar se bursat, që kapin një vlerë prej 1,000 dollarësh amerikanë, do të ofrohen nga Solidariteti Olimpik dhe do të monitorohen me raport financiar çdo 4 muaj. Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm edhe 3 sportistët Suela, Mëhilli, Erjon Tola dhe Marsel Biçoku, si dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Skive, Shkëlqim Mema. Për Tolën, kjo e Koresë së Jugut është pjesëmarrja e 4-të në Olimpiadën Dimërore, ndërsa për Mëhillin e dyta. Bezhani dhe Mema kanë theksuar se deri në shkurt të 2018-ës, krahas këtyre 3 sportistëve, janë edhe dy të tjerë që synojnë të arrijnë normën e kualifikimin për në këtë Olimpiadë Dimërore.

Sicred