KRYEFAQJA » LAJME » Kokëdhima jep dorëheqjen si sekretar i PS, por asambleja edhe e shkarkon
Kokëdhima jep dorëheqjen si sekretar i PS

Kokëdhima jep dorëheqjen si sekretar i PS, por asambleja edhe e shkarkon

Ish sekretari socialist për Reformën Strukturore dhe Emigracionin Koço Kokëdhima ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga kjo detyrë. Kjo u bë e ditur nga vetë zoti Kokëdhima në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të socialistëve që u zhvillua të premten. Sipas burimeve mediatike, në asamble ishte kërkuar shkarkimi i tij për shkak siç u komentua të retorikës  përçarëse brenda PS. Zoti Kokëdhima i ka hedhur poshtë deklaratat, ndërsa ka akuzuar krerët e lartë socialistë se kanë komplotuar kundër tij “me qëllim që të eleminonin rolin, ndikimin dhe funksionet e tij si deputet dhe si drejtues partie”.  Ai tha se do të vazhdonte të qëndronte anëtar i Asamblesë dhe se do të vazhdonte lëvizjen e tij brenda PS-së. Sipas komenteve vendimi për dorëheqjen e parevokueshme u mor nga zoti Kokëdhima për të mënjanuar ndoshta votimin. Por megjithatë Asambleja Kombëtare e ka votuar gati unanimisht shkarkimin e tij. Nga 158 anëtarë, 155 votuan largimin e Koço Kokëdhimës si sekretar për  Reformën Strukturore dhe Emigracionin në PS. Në maj të këtij viti zotit Kokëdhima ju hoq edhe mandidati i deputetit nga Gjykata Kushtetuese, pasi opozita e akuzoi se ai kish përfituar në mënyrë të jashtëligjshme nga fondet e buxhetit të shtetit kur ishte deputet.

Sicred