KRYEFAQJA » LAJME » Kokaina, ekspertë të DEA-s në Durrës

Kokaina, ekspertë të DEA-s në Durrës

Agjentë të DEA-s amerikane e njohur për luftën pa kompromis kundër trafikut të kokainës në të gjithë botën, kanë mbërritur në Portin e Durrësit ku pak ditë më parë u bllokua sasia prej 613 kg e kokainës, një sasi rekord e kapur në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Katër specialistë e disklokuar në qendrën e DEA-s Athinë, janë njohur me procedurën e ndjekura nga autoritetet shqiptare gjatë operacionit. Ekspertët amerikanë kanë kontrolluar procedurat e kryera nga ana e policisë shqiptare, doganës si dhe skanerit të doganës. Përfaqësues të Qendrës së Antidrogës amerikane që mbulojnë rajonin e Ballkanit ishin të pajisur me pasaporta diplomatike dhe kanë hyrë në Shqipëri nga pika kufitare e Kakavijës, ndërsa janë larguar nga Porti i Durrësit.

Sicred