KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Koka: Në Shqipëri nuk kanë hyrë konteinere me mbetje të rrezikshme

Koka: Në Shqipëri nuk kanë hyrë konteinere me mbetje të rrezikshme

Ministri i mjedisit në Shqipëri Lefter Koka ka deklaruar se në territorit shqiptar nuk kanë hyrë konteinere me mbetje të rrezikshme nga Italia. Deklaratën e tij zoti Koka e bëri gjatë një aktiviteti ku u prezantua një bazë e re të dhënash hartuar nga Agjensia Kombëtare e Mjedisit për grumbullimin e mbetjeve në vend. Duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se një lajm i tillë po qarkullon nga mediat e vendeve fqinje, zoti Koka tha se “bëhet fjalë për një sasi prej 10 ngarkesash, 10 kamionë, të tranzituara kryesisht në drejtim të Kosovës, me goma të përdorura”. Sipas tij “çdo gjë tjetër është jashtë kompetencave të ministrisë së mjedisit, por janë institucione të tjera që duhet ta provojnë një gjë të tillë”.

Sicred