KRYEFAQJA » LAJME » Kodheli, në komisionin e sigurisë për angazhimin në NATO

Kodheli, në komisionin e sigurisë për angazhimin në NATO

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar praninë e ushtarakëve shqiptarë në luftën kundër ISIS në Irak, kërkesë të cilën Shqipëria e ka pranuar tashmë. Ligjin e ri që e bën të mundur pjesëmarrjen vullnetare të ushtarakëve shqiptarë, përkrahë vendeve të NATO-s dhe partnerëve të aleances, e komunikoi vetë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli para Komisionit të Sigurisë.

“Nuk flasim për një mision NATO po flasim për një kualicion vullnetar ku shqipëria deri më sot ka marrë pjesë me mënyra të ndryshme por asnjëherë me prezencë ushtarake, për një prezencë të zgjeruar të pathuajse të gjithë aleancës së veriut në Irak” theksoi ministrja Kodheli.

Duke raportuar në lidhje me reformën ligjore tek Forcat e Armatosura të miratuar në 2016, Kodheli veçoi si risi, heqjen e dënimit për ish-ushtarakët, pajisjen e ushtrisë me armatim të ri dhe dyfishimin e prezencës ushtarake në Afganistan. Për 2018, ministrja e mbrojtjes tha se është parashikuar dhe misioni i ushtarakëve shqiptarë në Letoni nën komandon e Kanadasë.

Sicred