KRYEFAQJA » LAJME » Kodër Vila me rrjet të ri kanalizimesh

Kodër Vila me rrjet të ri kanalizimesh

Afro 2000 banorë po përfitojnë nga investimi i ujësjellës kanalizimeve Durrës në zonën e Kodër Vilës dhe lagjen 10. Zona në fjalë është mjaft e populluar me ndërtime të ngritura vitet e fundit, por nuk ka patur asnjëherë rrjet të kanalizimeve të ujërave të ndotura.
“Në ’96-ën kam ardhur këtu dhe ka qenë beter” kujton një nga banorët. “Merrnim ujë me autobote. Paguanim për dy ton e gjysëm dhe merrnim një ton” vazhdon ai. “Që kur na kanë bërë kanalizimet, kemi lindur, kemi shpëtuar” shton ai. Edhe një banor tjetër thotë se me rregullimin e kanalizimeve është bërë shumë mirë. “Ujrat nuk mbeten, por ikin, era e keqe s’të vjen më” thotë ai.
Bledar Metalla, inxhinier i UKD,thotë për RTSH se lagjia nuk ka patur kanalizime drejt impiantit të ujërave të ndotura. Ai thotë se investimi prej 25 milion lekësh parashikon ndertimin e rrjetit kryesor dhe atij sekondar që do disiplinojne derdhjen e ujërave të zeza dhe përmirësimin e mjedisit të zonë. Projekti i nisur prej më shumë se dy muajsh, pritet të përfundojë brenda majit.

Sicred