KRYEFAQJA » LAJME » Koçijançiç: Tu jepet hapësirë Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen
Koçijançiç: Tu jepet hapësirë Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen

Koçijançiç: Tu jepet hapësirë Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen

Komisioni Evropian vlerëson se Kosovës dhe Serbisë duhet t’iu jepet hapësirë që të merren vesh për përmbajtjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, tha zëdhënësja e Komisionit, Maja Kocijançiç. Koçijançiç doli me deklaratën se “KE vlerëson që Kosovës dhe Serbisë duhet t’iu jepet hapësira për t’u marrë vesh mbi përmbajtjen e marrëveshjes se normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. Si ndërmjetësues i dialogut, blloku” – theksoi Koçijançiç, -“nuk mund t’i komentojë elementet e mundshme të marrëveshjes, por do të vazhdojë të punojë në mënyrë intensive me të dyja palët për arritjen e një ujdie gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, e cila të mbështetet nga bashkësia ndërkombëtare”. Ajo u kujdes të theksonte në mënyrë të veçantë se “zgjidhja e përhershme nënkupton zgjidhje të qëndrueshme dhe reale, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”. Ndërsa e pyetur nga gazetarët nëse Brukseli e pranon ndryshimin e kufijve, shkëmbim të territoreve dhe territore të pastra etnike, Koçijançic tha se nuk dëshiron të hyjë në spekulime dhe detaje “në këtë fazë të fundit të dialogut”. Zyra e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, njoftoi të shtunën se ajo do të ndërmjetësojë takimin e radhës ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të caktuar të mbahet më 7 shtator.

Sicred