KRYEFAQJA » LAJME » Koçijançiç: Thirrja për përçarje të zgjedhjeve në një vend kandidat të BE-së dëmton procesin demokratik dhe integrimit në BE
BE keqardhje për moslejimin e vizitës së Vuçiçit në Banjë

Koçijançiç: Thirrja për përçarje të zgjedhjeve në një vend kandidat të BE-së dëmton procesin demokratik dhe integrimit në BE

KE u ka bërë thirrje partive politike shqiptare të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Lajmi është bërë i ditur për RTSH nga zëdhënësja e egzekutivit europian, Maja Koçijançiç. “Shqiptarët meritojnë zgjedhje në përputhje me standardet ndërkombëtare. Të gjitha palët duhet të punojnë së bashku drejt arritjes së këtij qëllimi” tha për gazetaren e RTSH Arta Tozaj.
Sipas zonjës Koçijançiç “Ndërsa protesta paqësore është një e drejtë, thirrja për përçarje të zgjedhjeve në një vend kandidat të BE-së dëmton procesin demokratik dhe për rrjedhojë edhe perspektivën e vendit drejt integrimit në BE, i cili mbështetet nga shumica e popullësisë shqiptare”.
“Duke marrë parasysh nisjen e reformës së drejtësisë dhe ndryshimet e bëra në kushtetutën shqiptare me konsensusin e të gjitha partive parlamentare shqiptare në korrik të 2016, Shtetet Anëtare të Unionit dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë kujtojnë se presin përparim të prekshëm në përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe për të çelur bisedimet e anëtarësimit. Kjo përfshin rezultate të besueshme në luftën kundër drogës dhe kundër kriminalizimit të politikës, gjë për të cilën është e domosdoshme një opozitë e zgjedhur demokratike” tha zëdhënësja e egzekutivit europian, Maja Koçijançiç.
Katër ditë pas zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës, Komisioni Europian nuk ka formësuar ende qëndrimin mbi kryerjen e këtij procesi në Shqipëri.

Sicred