KRYEFAQJA » LAJME » Koçijançiç i përgjigjet Bashës: BE po punon me autoritetet shqiptare kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Koçijançiç i përgjigjet Bashës: BE po punon me autoritetet shqiptare kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Bashkimi Europian po punon ngushtë me autoritetet shqipëtare për arritjen e qëllimit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këtë përgjigje dha zëdhënësja e Komisionit, Maja Koçijançiç, kur u pyet nga RTSH lidhur me reagimin e kreut të opozitës shqiptare, Lulëzim Basha, sipas të cilit në BE “ka nga ata që dënojnë korrupsionin, drogën e duan reformë në drejtësi, por ka dhe nga ata që injorojnë drogën e korrupsionin”. “Ka vetëm një përgjigje dhe kjo është se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një prioritet për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Bashkimi Europian punon fort ngushtë me autoritetet përkatëse për arritjen e këtij qëllimi” tha zëdhënësja Koçijançiç.
Në një intervistë për RTSH, dhënë një ditë më parë, zëdhënësja e KE u shpreh në lidhje me kërkesat e protestës së opozitës, se “debati politik duhej zhvilluar brenda parlamentit dhe jo jashtë tij”. Sipas saj, “polarizimi i mëtejshëm i arenës politike do të ishte vetëm kundër-produktiv për ambicjen e Shqipërisë për t’iu bashkuar Unionit Europian”.

Sicred