KRYEFAQJA » LAJME » Kocias takohet me homologun e tij Nikola Dimitrov

Kocias takohet me homologun e tij Nikola Dimitrov

– Ne besojmë në kompromis dhe kjo do të thotë se nuk mund të kesh gjithçka që do, – kështu u shpreh ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias pas një takimi në Shkup me homologun e tij Nikola Dimitrov mbi negociatat që po vijojnë për emrin e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Sipas gazetës greke Kathimerini, Athina dhe Shkupi duket se kanë arritur një lloj përputhjeje përsa i përket emrit të vendit ballkanik që nga fillimi i bisedimeve të ndërmjetësuara nga zyrtari i OKB-së, Methju Nimetz, por ndryshimet më thelbësore qëndrojnë, ashtu sic u duk edhe nga toni i përdorur nga dy ministrat e jashtëm. Çështja kryesore më problematike e negociatave mes palëve duket se vijon të jetë kërkesa e vazhdueshme e Greqisë për ndryshime në dispozitat e kushtetutës maqedonase që janë janë konsideruar si aspirata irredentiste. – Duket të marrim në konsideratë faktin se gjukatat e larta të disa vendeve europiane kanë vendosur se kushtetuta e një vendi mund të dalë mbi traktatet europiane, – u shpreh Kotzias. Duket gjithashtu se Shkupi po tregon rezistencë ndaj një propozimi grek për emrin Gornja Macedonia (Maqedonia e Epërme), i cili duhet të qëndrojë si një fjalë dhe e papërkthyuer. – Besoj se nëse ndërmarrim hapa, dhe sot morëm hapa, do të mund të zgjidhim problemet para nesh, – tha Kozias pas takimit ku dy palët diskutuan një sërë propozimesh për t’i dhënë fund konfliktit që vijon prej çerek shekulli. Ndërsa ministri i jashtëm Dimitrov, konfirmoi se bisedimet mbuluan të gjitha pikat e rëndësishme dhe tha se negociatat ishin një akt shumë i ndjeshëm balancues. – Mundohemi të ndërtojmë besim mes dy vendeve, edhe pse ka paragjykime. Nga dy anët ka dëshirë për të gjetur zgjidhje që do të hap rrugë për të ardhmen. Javën e ardhshme do të hapim këtë temë edhe me negociatorin Nimetz. Nëse duhet, do të takohemi edhe herë tjera-, theksoi tha Nikola Dimitrov.

Sicred