KRYEFAQJA » LAJME » Kocias: “Nuk bëhet asnjë diskutim për çështjen çame me Shqipërinë”

Kocias: “Nuk bëhet asnjë diskutim për çështjen çame me Shqipërinë”

Ministri i jashtëm grek Nikos Kocias ka deklaruar se nuk bëhet asnjë diskutim për çështjen çame me Shqipërinë. Deklarata është bërë gjatë një interviste në televizionin grek ERT 1. Ndërkaq Ministria e Jashtme greke në rrjetin social Twitter, shkruan se ministri Kocias ka thënë se “nuk bëhet asnjë diskutim për çështjen çame me Shqipërinë”. Nga të njëjtat burime zoti Kocias citohet të ketë thënë  se vendimi për varrezat e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri dhe dhënia e shtetësisë për kryepeshkopin Anastasios janë hapa të rëndësishëm. Ai ka theksuar gjithshtu se negociatat që kryhen me kthjelltësi dhe durim sjellin rezultate.

Sicred