KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kocias flet për Shqipërinë dhe Maqedoninë gjatë takimit në Bruksel
Kotzias: Shqipëria e Maqedoni të anëtarësohen në BE

Kocias flet për Shqipërinë dhe Maqedoninë gjatë takimit në Bruksel

Ministri grek i punëve të jashtme, Nikos Kocias, pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel, nuk e fshehu se ai i kishte kundërshtuar kolegët e tij lidhur me mbështetjen për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit. Kocias u shpreh se ministrat shprehën shqetësimet e tyre për zhvillimet në Shqipëri dhe Maqedoni ndërsa shefi i diplomacisë greke deklaroi se këto vende e shohin BE-në si burim financiar, ose si perspektivë për pjesëmarrje në një qendër të fuqisë. “Disa mendojnë se ndja ketyre vendeve është mirë të bëhen lëshime dhe kompromise që tu pëlqejmë. Por problemi nuk qëndron këtu. Problemi është se këto vende duhet ta kuptojnë se duhet të veprojnë në mënyrë demokratike dhe kjo do të thotë të kenë qasje demokratike ndaj pakicave, përfshi edhe pakicat kombëtare. Këto vende duhet ta kuptojnë se BE-ja është një sistem demokratik vlerash dhe se demokracia kërkon pranimin e më tepër një kulturë që ne e quajmë kompromis kurse problemet e brendshme të zgjidhen me qetësi, duke ndjekur shembullin e Greqisë, nuk harroi të shtonte ministri i jashtëm grek.

Sicred