KRYEFAQJA » LAJME » Koalicioni, Rama takohet me Metën
Koalicioni, Rama takohet me Metën
Foto Arkivi

Koalicioni, Rama takohet me Metën

Kryeministri dhe kreu i PS Edi Rama dhe aleati kryesor në qeverisje kreu i LSI Ilir Meta, zhvilluan një takim për rreth 4 orë mbrëmjen e së dielës në një nga restorantet tek “Pazari i Ri” në Tiranë. Pjesë e tryezës ishin edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili. Takimi nisi rreth orës 21.00 dhe përfundoi në orën 01.00 pas mesnate. Në qendër të diskutimit mes dy aleatëve mësohet të ketë qenë rinovimi i koalicionit edhe për një tjetër mandat, por ende nuk dihet se ç’farë është vendosur. Nga ky takim i pari doli kryeministri Rama me zotin Veliaj, ndërsa disa minuta më pas u largua edhe kryetari i Kuvendit Meta me ministrin Vasili. Të dy palët si zoti Rama ashtu dhe zoti Meta, nuk kanë dhënë prononcime për mediat që ishin të pranishme, por disa media flasin për  arritjen e një dakordësie midis tyre.
Takimi mes dy krerëve të koalicionit në pushtet erdhi pak orë pas ftesës që kreu i PS Rama i bëri kreut të LSI Meta, gjatë punimeve të Asamblesë së Partisë Socialistë. Kryeministri Rama u shpreh se socialistët jane gati, ndërsa i takon LSI për të vendosur.

Sicred