KRYEFAQJA » LAJME » Klubi i skuadrës së kryeqytetit; “…dhe telashet s’kanë të sosur”
telashet e tiranes, futboll, sport, kryeqyteti, klubi i tiranes

Klubi i skuadrës së kryeqytetit; “…dhe telashet s’kanë të sosur”

Nëse ka ndonjë batutë që i shkon për shtat klubit historik të kryeqytetit, ajo do të ishte “…dhe telashet s’kanë të sosur”. Kjo është ajo që po ndodh hëpërhë me klubin e Tiranës, e cila e ka filluar në mënyrën më të keqe vitin 2017. Në fillim, ishin largimet e disa futbollistëve, që çuan në gjyqin e humbur 107-milionë-lekësh me Muzakën. Pastaj ajo marrëveshje e shumëpërfolur për ndarjen e stadiumit me rivalen historike Partizanin, që çdo, vetëm 24 orë më pas, në përplasje midis skuadrës dhe tifozëve, që prishën stërvitjen. Pastaj erdhi lajmi për pezullimin e merkatos për shkak të pagesave të prapambetura, që çoi në anullimin e prezantimit të përforcimit më të ri, Elis Bakaj, dhe, menjëherë humbja me Teutën. Ndërkohë, mësohet se 31 janari është afati i fundit që bardheblutë duhet të paguajnë një shumë të prapambetur të një futbollisti, i cili është aktivizuar vetëm në ndeshjen miqësore Tirana-Milan, Lekë Kçira. Ndaj tij rezulton një pagesë e prapambetur prej 15.000 eurosh, prej të cilave 5,000 janë shlyer, ndërsa 10,000 të tjerat, ende jo. Afati i fundit i pagimit të tyre është data 31 janar dhe nëse edhe për këtë nuk do të merren masat, Tirana nuk do të licensohet për sezonin e ardhshëm. Me pak fjalë, ajo do të përjashtohet nga Kupat e Evropës, pavarsisht pozicionit në renditje. Ky është ndëshkimi që ka kërkuar UEFA, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ai do të bëhet realitet.

Sicred