KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Klubi i Kuajve, një mënyrë argëtimi në ndihmë të fëmijëve
Klubi i Kuajve, një mënyrë argëtimi në ndihmë të fëmijëve

Klubi i Kuajve, një mënyrë argëtimi në ndihmë të fëmijëve

Në zemër të Londrës jugore, midis blloqeve të kullave dhe zhurmës së trenave, ndodhet një oaz i bukur që quhet “Ebony Horse Club”. Që nga viti 2011, ky klub në Brixton ka qenë një strehë e sigurt për fëmijët e zonës, që njihet për shkallën e lartë të krimit. Këtu ata mësojnë më shumë se vetëm aftësitë e kalërimit. “Ne marrim sa më shumë fëmijë, nga zonat lokale rreth Brixton, të cilëve u mësojmë aftësitë e jetës përmes kuajve” – tha David Fleming, kreu i Ebony Horse Club. Londra kohët e fundit ka hasur rritje në numrin e krimeve dhe kjo bashki, e Brixton, është renditur e dyta si më e rrezikshmja në qytet. Për shumë pjesëmarrës të klubit të kujave, të cilët vijnë aty, iu ofrohet një aktivitet më i sigurt pas shkollës. “Kjo zonë ka shumë banda kriminale të përbërë nga fëmijët – thotë Abdus Mellah, anëtar i klubit. – Nëse nuk do të ishte ky klub, shumë fëmijë do të përfshiheshin në banad. Por në klubin e kalërimit fëmijët kalojnë kohën shumë bukur dhe në mënyrë edukatikve, duke i shpëtuar teleshave të rrugës”. Kontakti me kafshët i ndihmon fëmijët që të largojnë ankthet e jetës sociale. Programet e klubi të kuajve, ofrojnë mundësinë që fëmijët të luftojnë streset dhe të mos i pëcjellin në shtëpi. Kjo zonë ka një komunitet të madh indian dhe gëzon mbështetjen e Princit Charles dhe bashkëshortes së tij Camilla. Fëmijët mund të kalojnë disa orë duke kalëruar por edhe duke kryer detyrat, të magjepsuar nga fisnikëria e kuajve, këtyre kafshëve fisnike. Kuajt janë kafshë të ndeshje dhe ato e kuptojnë kur dikush është mirë apo keq. Madje një punonjës i stallës së kujve tregon një histori; “Para disa vitesh erdhi këtu një fëmijë, i cili as fliste dhe as i ngrinte sytë për t’u përballur me dikë. Të gjithë mendonin se ai kishte probleme. Por më pas pasi filloi të kalëronte ai ndryshoi plotësisht. Tani është një fëmijë i gëzuar”.

Sicred