KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » KLSH zbulon 35.4 milionë euro dëm nga administrata
KLSH: Shendetësia dëmi 54 milionë lekë

KLSH zbulon 35.4 milionë euro dëm nga administrata

Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton se administrata publike i ka shkaktuar taksapaguesve 35.4 milionë euro dëme në katër muajt e parë të këtij viti. Auditi që përfshin periudhën janar-prill vlerëson se pjesa më e madhe e këtij dëmi, plot 20.2 milionë euro vjen nga mosarkëtimi korrekt i të ardhurave që duhet të shkonin në arkën publike dhe nga abuzimi me shpenzimet e kryera nga administrata. Ndërsa pjesa e mbetur prej 15.2 milionë euro i takon parregullsive dhe shkeljeve financiare nga institucionet e audituara. Ndryshe nga auditimet e tjera, ku peshën më të madhe të dëmit e mbanin sektori i tatim taksave, raporti i KLSH për këtë periudhë ka dalë në përfundimin se peshën më të madhe të shkeljeve e mban grupi “të tjera” me mbi 1.8 miliardë lekë. Specifikisht, referuar auditimit të Kontrollit të lartë të shtetit KESH dhe Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar janë dy institucionet shtetërore që kanë sjellë dëmin më të madh për periudhën Janar-Prill. Në përfundim të këtij auditi, KLSH raporton se ka kryer 11 kallëzime penale në prokurori.

Sicred