KRYEFAQJA » LAJME » KLSH: 73 miliardë lekë dëm gjatë 2016, nga 125.8 miliardë një vit më parë
KLSH: 73 miliardë lekë dëm gjatë 2016, nga 125.8 miliardë një vit më parë

KLSH: 73 miliardë lekë dëm gjatë 2016, nga 125.8 miliardë një vit më parë

73 miliardë lekë, ose 534 milionë euro është dëmi ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të shtetit gjatë 2016-ës, bëri të ditur në analizën vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kreu i tij Bujar Leskaj. Duke e specifikuar zoti Leskaj tha se dëmi ekonomik, parregullsitë dhe shkeljet finaciare në të ardhurat publike dhe shpenzimet e kryera janë në shifrat 25.5 miliardë leke ose 188 milionë euro. Ndërkaq shkelja e displinës finaciare me ndikim negativ të performancës të subjekteve të audituara, arrin në 56. 8 miliardë lekë ose 346 milionë euro. Sipas zotit Leskaj kemi të bëjmë me shkelje në shifra mjaft të mëdha që duhet të vënë në lëvizje jo vetëm KLSH, por mbi të gjitha institucionet përgjegjëse dhe qeverinë shqiptare.
Kujtojmë se në vitin 2015 nga auditimet e bëra nga KLSH rezulton se dëmi ekonomik i shkaktuar nga parregullësitë ishte 125.8 miliardë lekë, ose 919 milionë euro.

Sicred