KRYEFAQJA » LAJME » Klosi : Të zgjatet sezoni turistik

Klosi : Të zgjatet sezoni turistik

Këtë vit në prag të çeljes së sezonit turistik, sipërmarrësit kërkojnë investime dhe shërbimet për turistët. Në konferencën Turistike Kombëtare, operatorët turistikë dhe sipërmarrësit kanë kërkuar nga qeveria që të kthejë sytë nga investimet në turizëm si në infrastrukturë, pastrim, shërbime dhe të ketë projekte konkrete. Ndërkohe ata theksojnë se sipërmarrja shqiptare ka si depozitë 1 miliardë euro që mund ti investojë nëse krijohen kushtet e duhura.

Duke pranuar se problematikat janë të mëdha, Ministri i Turizmit Blendi Klosi theksoi se ka ardhur koha të zgjatet sezoni turistik dhe të vendoset rregull në këtë sektor, por për këtë duhet gjetur dakordësia me operatorët turistikë.

Duke u ndaluar tek shërbimet, ministri bëri me dije se në vijën bregdetare do të operojnë vetëm hotele luksoze dhe resorte. Sipas unionit turistik shqiptar, turizmi i përqendruar më së shumti në atë bregdetar ka një ka një kontribut afro 27 për qind në Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Sicred