KRYEFAQJA » LAJME » Klosi: Të gjithë për aksionin “Pastrojmë tokën që duam”, 17-22 prill Java e Tokës

Klosi: Të gjithë për aksionin “Pastrojmë tokën që duam”, 17-22 prill Java e Tokës

Operacioni i pastrimit të bregdetit vijon në grykëderdhjen e Bunes, e Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi është shprehur se të gjithë institucionet janë të angazhuar si dhe ka apeluar për pjesëmarrjen e gjithë shoqërisë e bizneseve në këtë aksion. Duke e konsideruar gjendjen krejtësisht të papërshtatshme e në kontrast të madh me bregdetin e vendit fqinj. Java e Tokës nis nga data 17 e do të kulmoje me 22 prill në Ditën ndërkombëtare të Tokës, dhe vendi ynë është përfshirë në një aksion të detajuar dhe mirëorganizuar të fokusuar në zonat kyçe të sezonit turistik, bregdet dhe shtretërit e lumenjve, si zona ku janë depozituar ndër vite mbetje urbane.

“Këtu jemi në pikën më veriore të bregdetit shqiptar, që këtu fillon bregdeti i mrekullueshëm prej 400 metrash, i cili në të gjithë sipërfaqen e tij ka shumë problematika. Prandaj zgjodhëm grykëderdhjen e lumit Buna dhe fillimin e plazhit të Velipojës që së bashku me të rinjtë e EKOmendjes dhe aktivistët e Ecovolis, të bëjmë një thirrje për të gjithë ambjentalistët, për të gjithë ata të cilët japin dhe kanë mundësi që të japin një kontribut si shoqëri civile, njerëz të paangazhuar në politikë apo në administratën publike, t’i bashkohen operacionit tonë “Pastrojmë Tokën që duam” pasi një sezon i bukur turistik që fillon që në fillim të muajit maj dhe vazhdon për 5-6 muaj të tjerë është i papërputhshëm me këtë situatë që ka bregdeti ynë. Ne gjatë Javës së Tokës do të punojmë me të gjitha institucionet për të qenë në cdo cep por është shumë e nevojshme që operacionin tonë, i cili nuk ka një ditë, por duhet të fillojë brenda kësaj jave, e të vazhdojë gjatë gjithë sezonit turistik t’i bashkohen po ashtu të gjithë bizneset e zonës bregdetare, të gjithë ata që kanë mundësi të japin një kontribut, të gjithë ata të cilët kanë mundësi të vijnë e të bashkohen me të rinjtë për të bërë një ditë, qoftë një orë, qoftë një moment të punojnë të pastrojnë dicka pasi është një situatë krejtësisht alarmante, është një diferencë e papranueshme ndërmjet anës këtej të kufirit të lumit Buna në tokën shqiptare dhe një pasuri përrallore, një bukuri e zhvillim ambjentalist dhe po ashtu turistik në pjesën e Malit të Zi, prandaj ne vazhdojmë të bëjmë një thirrje së bashku me këta të rinj që gjatë Javës së Tokës, e sidomos në ditën e operacionit tonë të madh, në datën 22 të bashkohen sa më shumë të rinj dhe aktivistë të shoqërisë civile” theksoi miinistri Klosi.

Një aksion me vëmendje të përqëndruar në bregdet e grykëderdhje lumenjsh, në bashkëpunim me organizma si Ekovolis e Eko mendjes, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, po punon për një ambjent në respekt të natyrës në prag të nisjes së sezonit Turistik. Gjithashtu kjo i paraprin edhe aktiviteteve të javës së Tokës, që nis nga data 17 e kulmon me datën 22 si dita ndërkombëtare e Tokës.

Sicred