KRYEFAQJA » LAJME » Klosi: Situata e Mjedisit/Inspektorët në testim për profesionializmin e tyre

Klosi: Situata e Mjedisit/Inspektorët në testim për profesionializmin e tyre

Reformë në sistemin e dhënies së lejes mjedisore pasi situata e ndotjes në vend është ulëritëse, kështu deklaroi ministri i turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë takimit për lançimin e sistemit të lejeve mjedisore dhe inspektimit të tyre online. Ministri Klosi theksoi se ka ardhur koha që puna e inspektorëve të jetë në ruajtje të Mjedisit. Në takim ishin të pranishëm kryeinspektori i përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari dhe kryeinspektori i ISHMP-së z. Plarent Ndreca të cilët theksuan mangësinë e trashëguar në raportimin e inspektime të kryera si dhe mungesën e rapotimeve transparente. Ministri Klosi paralajmëroi një reformë të madhe në sistemin e dhëniës se lejeve mjedisore e gjithashtu në kontrollin që inspektorët duhet të bëjnë në bazë të kritereve më sakta që duhet të ndjekin .

Sicred